Të martën është regjistruar ndotje e madhe e ajrit në Prishtinë.
Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovë, ndotja e ajrit është 500 shkallë, e regjistruar në grupin e ajrit të rrezikshëm.
Sipas AQ-së, ajri më i ndotur gjendet në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Viteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.