Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti thotë se këtë muaj, do të tenderohet Tregu i ri i Qytetit në afërsi të Komunës së vjetër.
“Pas përfundimit të projektit zbatues, këtë muaj tenderohet Tregu i ri i Qytetit në afërsi të Komunës së vjetër. Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Më herët, kujtojmë se Ahmeti e pati bërë njoftimin edhe për shpalljen e konkursit për tregun e Ulpianës.