Arbëri

Ahmeti: Shpresoj në vendime të duhura për ndërtim të së ardhmes

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se shpreson se në takimin në Ohër do të merren “vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen”.

Ai konfirmoi për RTK-në se vendi ku po mbahet takimi Kosovë-BE-Serbi është i njëjti me atë ku janë zhvilluar bisedimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas konfliktit të vitit 2001.

“Këtu është arritur Marrëveshja e Ohrit, por palët (BE-Kosovë-Serbi) janë dakorduar që në Ohër të bëhet ky takim, si një vend neutral dhe institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, i kanë marrë të gjitha masat që ky moment të shkojë sa më mirë”, deklaroi Ahmeti.