Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj një fushate linçuese ndaj kryeredaktores në portalin Periskopi dhe analistes së emisionin “Konfront” në KTV, Dafina Demaku.
Përmes një komunikate për media, njoftohet se Demaku e ka njoftuar AGK-në për fushatën linçuese kundër saj e cila po zhvillohet në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok.
“Në disa video, Demaku përshkruhet si ‘gazetare pro-serbe’ dhe ‘e dyshuar për agjente të BIA-s serbe’”, thuhet në njoftim.
AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmeve të saj. Njëherësh, AGK-ja ftuar organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.