UNDP-ja në Kosovë, përmes Projektit Përkrahje për Përpjekjet Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK II), mbështetur nga Qeveria e Zvicrës - SDC, dhe Qeveria e Danimarkës - DANIDA, ka kënaqësinë të shpallë çmimin për storien më të mirë kundër korrupsionit për vitin 2018.
Ky çmim vlerëson publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm, të cilët përmes artikujve të tyre rrisin vetëdijesimin për korrupsionin dhe zbulojnë rastet që përndryshe mund të kishin kaluar pa u vënë re.
Storiet do të vlerësohen bazuar në ndikimin e tyre social, rezultatet e arritura dhe cilësinë dhe standardet e gazetarisë.
Afati për aplikim:
E premte, 16 nëntor 2018, ora 17:00;
Kriteret e aplikimit:
Inkurajohen të aplikojnë gazetarët e bazuar në Kosovë me storie që e trajtojnë korrupsionin, të cilat janë botuar në media, transmetuar në radio dhe/ose TV kosovare, gjatë periudhës: 25 tetor 2017 deri më 25 tetor 2018.
Çdo gazetar mund të dorëzojë deri në tri storie; në kuadër të një storie, gazetari mund të paraqesë një seri artikujsh/emisionesh që lidhen drejtpërdrejt me storien/hulumtimin.
Aplikimi dhe dorëzimi:
• Storiet/seritë origjinale duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme:
• Storiet/seritë origjinale mund të dorëzohen edhe në adresën e mëposhtme:
Për Çmimet e Gazetarisë Kundër Korrupsionit
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
Rruga e Zagrebit 39, Arbëri
10000 Prishtinë, Kosovë
• Aplikimet ose nominimet e drejtpërdrejta janë forma të pranueshme të aplikimeve origjinale për çmimin;
• Storiet origjinale duhet të dërgohen në gjuhën origjinale (shqip dhe/ose serbisht), dhe nëse janë të përkthyera, edhe në anglisht,;
• Video skedarët (dosjet) duhet të dërgohen në një prej platformave të mëposhtme, si: DropBox, Google Drive, etj.; duke përfshirë vegzën në aplikimin e dorëzuar me e-mail;
• Aplikimet duhet të përfshijnë një letër shoqëruese që përshkruan shkurtimisht si janë përmbushur kriteret e lartpërmendura, si dhe një CV të gazetarit;
• Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare të hënën, më 10 dhjetor 2018;
• Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Kriteret e vlerësimit
• Vlera e artikullit dhe ndikimi i përgjithshëm social;
• Përdorimi i të dhënave dhe burimeve të besueshme
• Trajtimi i korrupsionit në një mënyrë unike analitike;
• Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike (teknikat e gazetarisë hulumtuese të përdorura);
• Të dhënat analitike nga rrjetet sociale.
Metoda e vlerësimit:
Vlerësimi do të bëhet në tri nivele të aplikimeve:
• Të gjitha storiet e marra do të shqyrtohen dhe vlerësohen fillimisht për specifikimet teknike;
• Paneli i parë i përbërë nga 5 anëtarë (Zyra e Bashkëpunimit Zviceran, Ambasada Amerikane, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, UNDP-ja dhe Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit) do të shqyrtojë aplikimet e kompletuara dhe do të përzgjedhë listën e ngushtë të aplikimeve më të mira, bazuar në kriteret e përcaktuara. Pasi të nxirret lista e ngushtë e aplikimeve, i njëjti panel do të votojë për aplikimin më të mirë nga aplikimet në listën e ngushtë;
• Paneli i dytë i përbërë nga 5 anëtarë të emëruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), do të vlerësojë aplikimet e përzgjedhura dhe do të zgjedhë aplikimin më të mirë nga aplikimet në listën e ngushtë. Anëtarët e panelit nuk duhet të jenë anëtarë të bordit të AGK-së, si dhe nuk duhet të jenë të angazhuar me media vendore që do të marrin pjesë në këtë çmim);
• Vlerësimi i tretë do të bëhet përmes një votimi publik në një platformë të mediave sociale;
• Të tre nivelet e vlerësimit do të zbatojnë vlerësimin prej 33% për secilin panel.
Çmimi i Gazetarisë Kundër Korrupsionit:
Çmimi për storien më të mirë është 3,000 euro.
Tri storiet më të mira do të evidentohen dhe autorët do të konsiderohen për mundësi trajnimi.