Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, po bëhet gati për samitin e Evropë Juglindore – Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Rinas gjatë mbrëmjes, ndërsa do të pritet nga kryeministri Edi Rama të mërkurën në mëngjes.
Fillimisht, pritet të ketë takim kokë më kokë mes Ramës dhe Zelenskyt. Do të nënshkruhen marrëveshje dhe do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve, aty ku do të jenë 13 udhëheqës të shteteve nga Evropa Juglindore.
E mërkurë 28.02.2024
09:00 – Presidenti Zelensky do të mirëpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.
09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës
09:30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10:10 – Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11:00 – ‘Doorstep’ dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
11:30 - Rama dhe Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit
13:00 - Foto Familjare
13:30 – Rama dhe Zelensky do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp