Arbëri

Aeroporti i Prishtinës: Dukshmëria nën 50 metra pamundësoi realizimin e fluturimeve

Aeroporti

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë se dhjetëra fluturime janë anuluar si pasojë e mjegullës, pasi sipas saj dukshmëria ka qenë nën 50 metra. 

Ajo ka thënë se që nga dje janë anuluar 42 fluturime. 

“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka theksuar Gara.

Ndryshe nga kjo ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka thënë se janë anuluar 12 fluturime dhe se kjo ka ndodhur për shkak se pilotët e tyre nuk kanë qenë të certifikuar për sistemin që mundëson aterrim edhe në mjegull.