Arbëri

Adi Krasta zgjidhet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së

Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm.

“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e RTK-së.

Në këtë mbledhje Bordi miratoi edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.