Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka pritur në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë.
Ai ka thënë se me ët gjithë ka diskutuar mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme dhe domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.
“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.