Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi.
Sipas tij, ky është borxhi i Republikës së Kosovës përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Ka shtuar se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.
“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sot kërkojnë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri dhe vartësi i tij.
“Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka thënë ai;