Arbëri

Abdixhiku “nis” fushatën: Le të ringritemi

LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar shkurt në Facebook, të premten, pasi presidentja Vjosa Osmani e caktoi 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve të ardhshme.

“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një! ✌️”, ka shkruar ai në Facebook në “nisjen” e fushatës zgjedhore.

2025-ta do të jetë vit i rregullt zgjedhor. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë e para që nga shpallja e pavarësisë që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar. Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.