Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Qeveria njoftoi se nga janari do të ketë rritje të pagës në sektorin publik. Ai ka thënë se në javën e parë të qeverisjes së tij, koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se rritja e pagës do të bëhet në janar dhe në korrik, duke u rritur koeficienti për 0.5 njësi.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen”, është shprehur Abdixhiku, duke premtuar se këtë do të bëjë nëse zgjidhet kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Para mediave, Kurti u shpreh të martën se është shënuar rritje e lartë ekonomike .