Arbëri

Abdixhiku: Mashtrimi, normë e zakonshme e punës te ne

Eksperti i Ekonomisë dhe kolumnisti i Kohës Ditore Lumir Abdixhiku ka marrë pretekst lajmin e sotëm për kurdisjen në Futbollin në vendin tonë dhe ka shkruar se kurdisje ka në të gjitha fushat e jetës e të veprimit në Kosovë, transmeton Koha.net.

Abdixhiku, duke përmendur disa nga kurdisjet që sipas tij bëhen gjithnjë e kudo në Kosovë, në Facebook ka shkruar se mashtrimi është bërë normë e zakonshme e punës te ne.

Ky është postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Kurdisje në futboll,
Kurdisje në tendera,
Kurdisje në aktgjykime,
Kurdisje në konkurse e punësime,
Në vota, në nota, në diploma, në mjekime, kurdisje prej çerdhes deri tek pensionimi. Vend i kurdisur krejt.

Mashtrimi është bërë normë e zakonshme e punës tek ne. Sot madje, i drejti merret si i marrë, mashtruesi e manipuluesi si i zoti ndërsa. Ky i fundit ja hedhë e ja del, sepse, siç thotë një shprehje e jona popullore “hajni hajnin nuk e ze”. Kapja kapës prodhon. Tash kapësi është model. Do të na duhen vite plot para se të pastrojmë kapjen në shtet e shoqëri. Prej politikës e deri tek futbolli e gjithçka në mes. E kanë flliqë!