Arbëri

AAK procesin për qendrën e skijimit “Borea” në Pejë e quan jotransparent

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka ngritur dyshimet e saj për zhvillimin e procesit të tenderimit dhe mungesës së transparencës nga Komuna në këtë proces.

Kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, ka thënë se ky subjekt nga fillimi ka mbështet këtë projekt, përfshirë edhe këshilltarët e saj që e kanë miratuar master planin e këtij projekti në Kuvendin Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo, siç tha ai prej që është punuar studimi i fizibilitetit e deri në shpallje të fituesit ka qenë një projekt total jotransparent.

“Ky projekt ka shkuar rrjedhave të veta të mbyllura në kabinete të Komunës pa u njoftuar qytetarët për këtë projekt. Sipas nenit 4 të Ligjit mbi partneritet publiko-privat, mund të shihet shumë qartë që në parimet e përgjithshme thotë se në këto partneritete kryesorja është transparenca, mosdiskriminimi, proporcionaliteti dhe përballueshmëria e projektit. E ky projekt nga fillimi e deri tash ka qenë jotransparent”, akuzon Gashi Komunën për mostransparencë në këtë projekt.

Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të dinë si ka shkuar procedura e tenderit dhe të publikojë në ueb faqe që të shoh secili qytetarë secilin dokument nga fillimi i procedurave e deri të përzgjedhja.

“Duhet të dimë se kush dhe në çfarë mënyrë e ka bërë shkëmbimin e tokës komunale. E kemi vetëm një vendim të kryeministrit Isa Mustafa, ku shihet se është bërë ky ndërrim i tokave”, thotë Gashi. Sipas tij, për tokat pyjore të Agjencisë Pyjore janë dhënë tokat komunale në fshatrat e Rugovës: Kuqishtë, Haxhaj, Bogë, Drelaj, Shkrel dhe Malaj.

“Tash shqyrtohet pyetja pse të bëhet ky shkëmbim i tokave, kur tokat e Agjencisë Pyjore janë toka shtetërore dhe për çfarë arsye nuk i kanë kaluar Komunës këto toka për interes publik pa pasur nevojë që të shkëmbehen me toka në Rugovë.

E ky ndërrim do të ketë pasoja të mëtutjeshme në projektet për zhvillimin e Rugovës, për arsye se tash pronar i 2 mijë hektarëve të shkëmbyera është Agjencia Pyjore”, thotë Gashi.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, pohon se procesi i “Boresë” ka qenë transparent.

Komuna e Pejës javën e kaluar ka shpallë fitues të tenderit për projektin “Borea” konsorciumin italiano – zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.