Arbëri

AAK-ja me 5 anëtarë të rinj në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Dega e AAK-së në Rahovec e ka bërë zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e saj.

Pas emërimeve të drejtorëve në qeverinë komunale të cilët e kishin fituar mandatin e anëtarit të Kuvendit, sot grupit të anëtarëve të AAK-së si zëvendësim i tyre në KK iu bashkuan: Afrim Berisha, Arbër Zenuni, Artan Asllani, Doruntina Sopjani dhe Hasan Përboqi.

Ata e kanë dhënë betimin solemn sot në KK të Rahovecit.

Shefe e grupit të anëtarëve të AAK-së është caktuar Besmire Bytyqi.