Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi për kryetar të Vitisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Konform statutit, dhe pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë të mbështesim kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Arsim Ademi.Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës”, thuhet në njoftim.
Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i LVV-së.