Arbëri

AAK-ja konteston pllakat e sheshit “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Për shkak të rrezikut të lëvizjes së qytetarëve mbi pllakat në sheshin “Jusuf Gërvalla”, që gjendet mes teatrit, kinemasë dhe objektit të Komunës, Komuna e Pejës e ka rrethuar sheshin me shirit rreziku.

Pas vendosjes së shiritit ka reaguar AAK-ja në Pejë, duke e akuzuar Gazmend Muhaxherin për ndërtime të dështuara në fushatën e zgjedhjeve, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas këtij subjekti opozitar në Pejë, ky shesh është një tjetër dështim i klanit të Muhaxherit.

“Reshjet dhe ngricat këto ditë kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër dështim të radhës së ndërtimeve për vota, të klanit të kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri. Sheshi i improvizuar ‘Jusuf Gërvalla’, tashmë është bllokuar me shirit të rrezikut, si pasojë e mospërshtatshmërisë dhe mosplanifikimit të materialit të qëndrueshëm ndaj reshjeve dhe ngricave”, thuhet në reagimin e AAK-së në Pejë.

Siç pohon ky subjekt bllokimi i sheshit nga ana e komunës ka ardhur pas lëndimit të disa qytetarëve në atë shesh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)