Arbëri

A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?

Diskriminimi

Në Kosovë përfshirja e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian në tregun e punës nuk është kënaqshme, thonë raportet dhe hulumtimet e fundit. Pjesëtarët e tyre janë edhe subjekt i diskriminimit në punësim, në të dy sektorët - publik e privat.

Qëllimi i këtij pyetësori është që të informohemi nga lexuesit dhe shikuesit e “KOHËS” për raste diskriminimi. Pasi i pranojnë përgjigjet dhe komentet e juaja, gazetaret dhe gazetarët e redaksisë “KOHA” do t’i hulumtojnë të dhënat dhe, në rast se është nevoja, do t’ju dërgojnë edhe pyetje bashkëbiseduesve relevantë.

Hulumtimi pasues, që do të përgatitet nga redaksia, do të publikohet në Kohavision, në edicionin digjital të gazetës “Koha Ditore”, si dhe në portalin “Koha.net”.

Ju faleminderit që merrni pjesë në përpilimin e përmbajtjes!