Arbëri

80-vjeçari me qindra aparate fotografike

Thellë në Bjeshkët e Deçanit, mbi 80 vjet më parë lindi një artist. Jo artist dosido që do të merrej me mjetet që ka përreth, por do ta zhvillonte artin e fotografisë për të fiksuar bukurinë natyrore mes së cilës ishte rritur.

Është ky Sadri Hadërgjonaj, i cili në koleksionin e tij numëron me qindra aparate fotografike.

Fotografitë e shkrepura ndër vite, që i ka futur në korniza, janë në mesin e gjërave që tregojnë për bagazhin artistik të Hadërgjonajt.

Në oborrin e tij ka ndërtuar kampshtëpizën dhe brenda ruan me nostalgji eksponate me mijëra vjet të vjetra.

Për të dëshmuar traditat e zakonet shqiptare, në koleksionin e Hadërgjonajt nuk mungojnë asnjëherë tepsitë e sofra.

Sadriu thotë se sa të jetojë do të vazhdojë të ngrijë momente përmes fotografisë e të mbledhë mjete me vlerë të kulturës shqiptare.