Arbëri

79-vjeçari gjeti kuletën me euro e franga në Ferizaj, Policia ia kthen pronarit

Kuleta

Policia njoftoi se një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një kuletë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur të martën, ku qytetari H.M., 79-vjeçar, ka gjetur kuletën në të cilën gjendeshin 540 franga, 145 euro dhe dokumente të tjera, e ndërkohë është identifikuar pronari i saj, N.S. nga  fshati Brod i Shtërpcës.

Autoritetet policore thanë se pronari i kuletës është paraqitur në Polici dhe e ka marrë atë.

“Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici. Pas procedurave të  verifikimit të  pronarit, në  prani të  policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në  stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.