I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i është përgjigjur asambleistit të LDK-së, Sokol Havolli, i cili sot i dha ultimatum Ahmetit, se nëse deri nesër në orën 15:00 nuk e vendos flamurin e Kosovës “Te Rrethi” në Prishtinë, do të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të KK të Prishtinës, për seancë të jashtëzakonshme.
Sipas tij, kjo për të miratuar rregulloren që obligon ekzekutivin të mirëmbajë flamurin e Kosovës.
Ahmeti ka thënë se Havolli, fillimisht duhet t’i mësoj ligjet dhe funksionin e asambleistit.
“Për Sokol Havollin tek duhet me i mësu ligjet ai edhe funksionin e asambleistit”, tha Ahmeti për Koha.net.