Kohët e fundit u nis një debat rreth flamurit të Kosovës, që kërkohet të zëvendësohet me atë ndërkombëtar në hyrje të Prishtinës “Te Rrethi”.
Ka thënë se kjo është në përgjegjësi të institucioneve të shtetit të Kosovës, pra më saktësisht Qeverisë, e jo e Komunës së Prishtinës.
Shtoi se, 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, dihet se është eveniment shtetëror.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
E para, une jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë.
E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit.
Aty është shumë e qartë.
Neni 3 pika 4.
“Protokolli i Shtetit kryen këto funksione:
1.4. përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare, memorialë, shtetërorë dhe lokale,
në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave formohet me vendim të Qeverisë të Republikës së Kosovës një komision shtetëror. “
Neni 15 paragrafi 2
“Në mjediset e jashtme flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës qëndron i ngritur mbi ose pranë selive të institucioneve qendrore dhe lokale qeveritare, në pikat kufitare si dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njëzetekatër (24) orë dhe i ndriçuar drejtpërdrejtë gjatë natës. Në rastet e festave zyrtare dhe memoriale flamuri ngritët edhe në vende të tjera me autorizimin e Kryeministrit, për evenimente shtetërorë ose të kryetarit të Komunës, për evenimente lokale. “
Besoj se dihet që 10 vjetori është eveniment shtetëror.