Arbëri

52 organizata kërkojnë anulimin e memorandumit për rrënimin e shkollës së të verbërve në Pejë

Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë

Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera.

Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verbërve për këtë.

Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në Pejë:

Të nderuar,

Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë, me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytet arët e Pejës.

Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi ju me kërkesat në vazhdim:

Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.

Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Grupi Iniciues i përberë nga:

Syri i Vizionit

Shoqata e të verbërve të Kosovës

QBMK “Xheladin Deda”

Me mbështetje nga:

SBASHK

Ec ma ndryshe

Fondacioni Lumbardhi

Rrjeti i Grave të Kosovës

ORCA

Into the Park

Gaia Kosovo

KDI

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Shoqata e gazetarëve të Pejës

Anibar

DokuFest

KCSF

QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë

ATRC

Komiteti i grave të verbra të Kosovës

Evolution Dance

Durmish

Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS

OJQ Labyrinth

CDF

QBMK “Përparimi”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal

Varg e Vi

Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"

Trentino con il Kossovo

Lets Do It Peja

QBMK Lef Nosi

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

Trashëgimia kulturore pa kufij, CHËB Kosova

The ngo Frabaac

7Arte

QBMK Nëna Terezë, Prizren

OJQ ZANA

Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17

Organizata Çohu

Lda Kosovo

Qendra për Politika dhe Avokim- QPA

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

Shoqata “7 Shtatori”

KIPRED

Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës

Today Towards Future

Kosovo Architecture Foundation

DoCoMoMo Kosova

OJQ RRITU- Termokiss

QEMD "FINCH"

Shoqata Kosovare e te Shurdherve.