Ka vdekur në moshën 85-vjeçare Nusret Shabani, një nga familjarët e viktimave të Masakrës së Reçakut, e që pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
Shabani në masakër kishte humbur të birin, Bajrushin 22-vjeç.
Ishte vetëm një nga shtatë dëshmitarët që do të dëshmonin për masakrimin e familjarëve në Reçak.
Në një rrëfim për KOHËN Ditore, Shabani më 2019 pati treguar për përballjen me Millosheviqin. Pati treguar se pati ndjerë lehtësim kur e kishte parë liderin serb me pranga në duar.
Masakra e Reçakut ia ktheu botës sytë për krimet e luftës që po kryheshin në Kosovë. 45 persona ishin vrarë në ditën e 15 janarit 1999, në mesin e tyre pati edhe fëmijë.