Në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot më i freskët për dallim nga java që po lëmë pas.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.
Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën.
Të mërkurën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashihen edhe riga shiu e shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar Instituti.
Të enjten parashihet mot afërsisht i njëjtë me ditën e mërkurë, ku temperaturat minimale do të sillen mes 14-17 gradë Celsius e maksimalet 24-27 gradë. Edhe të enjten parashihen riga shiu e shkarkime rrufesh.
Të premten moti do të jetë me diell e pjesërisht i vranët.
"Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13- 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23- 26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, ka njoftuar Instituti.