Arbëri

Zjarre në Dhërmi e Llogara

zjarre

Zjarri ka shpërthyer të enjten në Dhërmi dhe Llogara në jug të Shqipërisë. 

Siç kanë thënë njësitet e zjarrfikësve, situata është nën kontroll dhe pas ndërhyrjes me helikopterë mund të konkludohet se nuk ka rrezik për Parkun kombëtar të Llogarasë.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve, Arben Cara, ka thënë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Ai është shprehur se autorët do të dalin para ligjit.