Arbëri

Rrëfimi i Palokajt për futjen në Kosovë me KFOR-in: U vendosëm në Grand, personeli ishte serb

Korrespodenti i KOHËS, Augustin Palokaj

Korrespodenti i KOHËS, Augustin Palokaj

Si rrallëherë, korrespodenti i KOHËS, Augustin Palokaj, ka rrëfyer për futjen e tij në Kosovë më 12 qershor, bashkë me trupat e NATO-s. 

Ai ka thënë se nga Shkupi deri në Prishtinë, rruga ka zgjatur rreth tetë orë. 

Po ashtu, tha se duke menduar që KFOR-i ka marrë nën kontroll Prishtinën, është futur në kryeqytet me kolegë të tij ndërkombëtarë. 

Ka treguar edhe për vendosjen e tij nën hotelin Grand më 12 qershor. 

"Tek më 13 qershor, u fut në Prishtinë në numër të madh, një ditë më herët kishin mbërritur vetëm disa oficerë për lidhje", ka thënë ai. 

Po ashtu ka thënë se ushtarët e parë të UÇK-së që ka parë në Prishtinë, ishin ata të Brigadës Atlantiku.

"Ata u futën në hotelin Grand me dy arka birra, ende personeli i hotelit ishte serb", ka thënë ai. 
Ka folur edhe për rolin sipas tij destruktiv të Italisë gjatë bombardimeve të NATO-s.