Arbëri

Më 2024, asnjë fatalitet në vendin e punës

Inspektorati i Punës

Inspektorati i Punës të enjten ka njoftuar për “ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës” për vitin 2024, duke mos regjistruar asnjë rast.

Sipas njoftimit, për periudhën janar – qershor 2024 nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet në vendin e punës.

Siç thotë Inspektorati i Punës, kjo është arritur falë rritjes së numrit të inspektimeve dhe praninë e tyre në sektorët me rrezik të lartë.

“Ky sukses është arritur falë dy faktorëve kryesorë: Rritja e numrit të inspektimeve: Kemi trefishuar numrin e inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë. Prania në sektorët me rrezik të lartë: Inspektorët tanë të punës kanë mbajtur një prani të fortë në sektorët me rrezik të lartë, duke ofruar udhëzime dhe duke zbatuar standardet e sigurisë. Këto përpjekje kanë dhënë rezultat, duke krijuar një mjedis pune më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2022 ishin regjistruar gjashtë fatalitete në vendin e punës, ndërsa në vitin 2023 u regjistruan nëntë.