Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë.
Osmani e priti në Presidencë komandantin e KFOR-it të premten.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast Komandanti ka prezantuar vlerësimet e situatës së sigurisë në vend nga ana e KFOR-it, si dhe e ka njoftuar Presidenten Osmani për veprimet që po ndërmerren në këtë drejtim. Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.