Arbëri

Plani për “Kalabrinë” përplas Ramën me opozitën

Kalabri

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë të rregullt.

Të zëshëm ishin deputetetët nga opozita si nga ajo AAK-së dhe AKR-së të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën e planit urbanistik.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për "Kalabrinë".

Asmblisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim për betonizimin e kryeqytetit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se "ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë".

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes "Kalabria" të cilët nga Rama kërkuan t'i mbajë premtimet./ KP


Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para Komunës, s’lejohen të hyjnë në seancë

Qytetarë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë dalë para Komunës për të protestuar për mosfutjen e planit të kësaj lagjeje në rendin e ditës në seancën e sotme.

Nuk është hera e parë që qytetarët shprehin këtë pakënaqësi.

Më 8 maj ishte diskutuar për planin e lagjes dhe banorët kishin hyrë në sallën e mbledhjeve në Asamblenë Komunale të Prishtinës duke kërcënuar se “do ta djegin Kuvendin” nëse nuk kalon në seancën e thirrur për 24 maj plani rregullues për këtë lagje.

E një ditë më parë, 23 maj, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa u vendos që të mos hyjë në rend dite plani rregullues për “Kalabrinë”. Përpjekja e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, që ta fusë këtë pikë është quajtur kontrabandë nga opozita.

Në kohën kur banorëve iu ishte premtuar që ky plan do të votohej brenda 3 muajve, koeficienti 2.4 ishte i parealizueshëm.

Përveç që propozimi parasheh ndërtimin me këtë koeficient në shumicën e lagjes, problem për opozitën është koeficienti 7 i propozuar për parcelën e Stacionit të Autobusëve.

“Kjo po tregon që këtu ka tendencë për të bëre filma, mirëpo ai personazhi që po tenton të dalë i mirë këtu nuk do të dalë në fund. Planit për lagjen ‘Kalabria’ tani që ne e morëm vesh do ta ketë koeficientin 7, kurse gjatë gjithë paraqitjeve tua dhe në kohën kur kemi qenë në koalicion pati thënë që ministria e ka kthyer dhe se koeficienti prej 2.4 ka qenë i parealizueshëm”, ka thënë Leutrim Retkoceri, këshilltar i PDK-së.

Rritjen e koeficientit në hapësirë publike Rama e ka arsyetuar me mundësi të shpronësimeve për projektet madhore sikurse unaza e qytetit.

“Plani ka qenë në diskutim publik dhe e kemi diskutuar edhe më herët, e kam treguar edhe koeficientin 7 te Stacioni i Autobusëve. Çdo pronë që ka qenë e Komunës si dhe e Qeverisë kemi propozuar që të rritet koeficienti në mënyrë që t’i kryejmë shpronësimet për unazën e kryeqytetit, si dhe për fshatin Olimpik”, është shprehur kryetari Rama.

Gjatë mbledhjes së kaluar banorët e “Kalabrisë” ishin prezentë në sallë dhe morën premtim se plani i lagjes do të jetë në rend dite më 24 maj.

VIDEO:

LEXO EDHE: