Arbëri

Rama: Nga 1 janari do të ketë autobusë e linja të reja

Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë autobusë dhe linja të reja të kryeqytet. Por s’e ka treguar numrin e tyre.

Rama ka thënë se të mërkurën ka nisur reformimi i sistemit të transportit publike.

“Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë:  Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025, më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik, një biletë për të gjitha linjat në kryeqytet, pra biletë e integruar dhe sisteme digjitale të pagesës së biletave”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Ramës, reforma e transportit publik është bërë në koordinim me operatorët privatë të linjave të autobusë, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

“Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, ka shkruar tutje Rama.