Arbëri

Qeveria miraton Projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

Burgje

Qeveria ka miratuar të hënën Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit që ka arritur me Danimarkën për strehimin në burgjet e Kosovës të të burgosurve nga Danimarka. 

Miratimi i këtij projektligji u bë në mbledhjen e 205-të të Qeverisë, disa ditë pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar atë.

“Qeveria ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

Më tej thuhet se çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj të po të njëjtit vit në Kopenhagë të Danimarkës.

LEXO EDHE: