Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë pritet të jetë me diell dhe me reshje shiut, ku të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 22-25 gradë.
Të martën pritet të jetë mot i vranët, ku temperaturat minimale do të bien në deri në 3 gradë, e maksimalet do të shkojnë në 25 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Motin për pesë ditë mund ta lexoni duke klikuar këtu.