Arbëri

Hoti: Qeveria dëmshpërbleu me miliona kompanitë, injoroi të tjerët

Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka injoruar arsimtarët, policët, shërbyesit civilë, ushtarët, pensionistët e shumë kategori të tjera, duke shtuar se kompani të shumta janë dëmshpërblyer me miliona euro.

Ai ka shkruar në Facebook se kompanitë që kanë pasur kontrata i kanë marrë 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit, por kjo sipas Hotit, s’u bë me veteranë të luftes.

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për këto kategori të ardhurat janë ulur.

“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, është shprehur Hoti.