Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë

Protestojnë banorët e dy fshatrave të Vushtrrisë, kërkojnë ndërtimin e një rrethrrotullimi

Protesta e banorëve te Dumnices se Poshtme e Sibovcit ne magjistralen Prishtine - Mitrovice

Foto: Driton Paçarada

Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë e bllokuan për disa minuta banorë të Dumnicës së Poshtme e Sibovcit të Vushtrrisë në shenjë proteste me ç ‘rast kërkuan ndërtimin e një rrethrrotullimi për t’ia mundësuar banorëve qasjen në arat përtej magjistrales.

Në protestë morën pjesë dhjetëra banorë të këtyre fshatrave.

Skënder Cakaj nga Sibovci tha se tash e gati një muaj kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Infrastrukturës, mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Protesta e banorëve te Dumnices se Poshtme e Sibovcit ne magjistralen Prishtine - Mitrovice
Protesta e banorëve te Dumnices se Poshtme e Sibovcit ne magjistralen Prishtine - Mitrovice
Magjistralja Prishtine - Mitrovice