(I përditësuar 13:50) - Ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq.
Pas pak deklarimet që janë dhënë pas përfundimit të takimit.
Nis takimi trepalësh
(I përditësuar 13:50) - Në Bruksel ka nisur takimi i përbashkët ndërmjet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkovq.
(I përditësuar 10:00) - Ka nisur takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.
Takimet po mbahen në Bruksel.
Pas delegacionit të Kosovës, Lajçak do të takohet edhe me atë të Serbisë.
Nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.
Një ditë më parë u bë një vit nga dakordimi për atë që njihet si Aneksi i Zbatimit, i Ohrit. Në Bashkimin Evropian janë ankuar për “progres të kufizuar”. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka paralajmëruar presion për të dyja palët për të ecur drejt zbatimit të marrëveshjes.
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt për përmbajtjen e Planit Evropian për dialogun, ndërkaq më 18 mars në Ohër u dakorduan edhe për aneksin mbi zbatimin e planit.
Sot takimi i radhës i dialogut në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel sot (e martë) në kuadër të dialogut për normalizim raportesh.
Pritet që lehtësuesit e dialogut, ndërmjetësuesit evropianë, t’i takojnë ndaras delegacionet që do të udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Petar Petkoviqi si udhëheqës i delegacionit serb. Nuk dihet a do të ketë takim trepalësh.
Ditë më parë, Bashkimi Evropian u shpreh se në këtë rund do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, që është ndaluar për qarkullim ‘cash’ nëpërmjet rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Kosova që ta pezullojë rregulloren, ndërsa një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani u shpreh se për një pjesë të propozimit amerikan ka pajtueshmëri, ndërsa për tjetrën konsideroi se do të ishte ideale po që se do të diskutohej sot në Bruksel.
Ditë më parë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar pezullimin e rregullores së BQK-së.