Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur katastrofal vendimin e Kosovës për ndalimin e Dinarit serb, tek ka shtuar se shumë raporte që kanë pranuar konfirmojnë telashet me të cilat po ballafaqohen serbët në kryerjen e pagesave. Duke folur për problemet që kanë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diplomati amerikan ka thënë se, me të ka probleme edhe BE-ja, NATO-ja e shtete tjera nga rajoni.
(Përditësuar - 16:34) - Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndodhet në një fazë kritike edhe për shkak të vendimeve të pakoordinuara sikurse ai për dinarin, ka thënë Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gjatë një brifingu me gazetarë, Escobar tha se qëllimi i vizitës në Prishtinë këtë javë bëhet për ta kthyer dialogun në binarë.
“Dialogu ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë sfidave në raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdon të jetë mekanizmi primar për zgjidhjen e këtyre dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim të mirë dhe të përmbahen nga çfarëdo provokimi që pengon zbatimin e marrëveshjeve dhe krijon më shumë tensione mes dy vendeve. Kjo është një nga arsyet kryesore pse do ta vizitoj Kosovën”, tha Escobar.
Më tej, Escobar ka adresuar kritika ndaj qeverisë për vendimmarrje të pakoordinuar sa i përket Dinarit, duke shtuar se shumë raporte konfirmojnë telashet që u janë shkaktuar serbëve të Kosovës.
“Arsyet pse jemi të shqetësuar me këtë vendimi është, e para, shpejtësia e zbatimit, nuk po diskutojmë në legalitetin e vendimit por zbatimin e tij. E dyta, Qeveria nuk ofroi alternativ si t'i pranojnë pagesat dhe këta njerëz varen nga to. E treta, nuk ka pasur shtrirje efektive tek komuniteti i prekur. E katërta, dy javë para njoftimit të vendimit, Kosova bashkë me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor u pajtua në Shkup gjatë samitit me vende tjera se do të jetë një mekanizëm i pagesave deri në fund të këtij viti. E pesta, duhet që Kosova të punojë me komunitetin ndërkombëtar që t’i ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje për këtë vendim, do të thosha, katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës”.
Tek ka folur për problemet që kanë në komunikim me kryeministrinë Albin Kurti, diplomati amerikan, ka përmendur se të njëjtat shqetësim i ndajnë edhe organizatat dhe shtetet tjera.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, tha Escobar.
Sipas Escobarit, me injorimin e dialogut Kosova po injoron të ardhmen e saj euroatlantike, duke shtuar se me këtë qasje të qeverisë e kanë problem të avokojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
Përditësuar 15:25 - Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie. Ai ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka thënë ai.
Escobari thotë se dialogu është në fazë kritike: Vendimi për dinarin, katastrofal
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është në fazë kritike, teksa e ka cilësuar “katastrofal” vendimin e Kosovës për dinarin serb.
Në një ‘brifing’ me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Do të thosha po (a është dialogu në fazë kritike). Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, ka thënë ai.
Sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që “euroja të jetë e vetmja valutë”, Escobari ka thënë se SHBA-ja e vë në diskutim mënyrën e zbatimit të vendimit. Sipas tij, Qeveria s’ka ofruar as alternativa për pagesë.
“Kemi dëgjuar shumë raporte për vështirësitë që qytetarët e Kosovës në veri po përballen dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që t'i marrë parasysh shqetësimet e ndërkombëtarëve për mënyrën si po i trajton komunitetet. Arsyet pse e kundërshtojmë: Shpejtësia e zbatimit, nuk po diskutojmë në legalitetin e vendimit por zbatimin e tij. E dyta, Qeveria nuk ofroi alternativë si t'i pranojnë pagesat dhe këta njerëz u privuan nga to. Nuk ka pasur shtrirje. E fundit, dy javë para njoftimit të vendimit, Kosova u pajtua në Shkup me vendet tjera për pagesat elektronike dhe sikur të pritej kjo çështje do të zgjidhej. Duhet që Qeveria të punojë me komunitetin ndërkombëtar që të gjejë zgjidhje për këtë vendim katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.