Ka nisur marshi tradicional për 8 Mars i Kolektivit “Marshojmë s’Festojmë”.
Aty është bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.
Përveç pankartave me shkrimet “liri”, “barazi”, “solidaritet”, në marsh janë shfaqur edhe të tjera të veçanta.
Një prej tyre ishte “Duda ku i ki kufijtë”, referuar deputetes Duda Balje për kundërshtimin e saj ndaj Kodit Civil. Ndërsa, pati edhe të tilla që i drejtoheshin Qeverisë.
Drejtësi është kërkuar edhe për gratë e vrara në Kosovë.
Kur protestuesit kanë arritur në sheshin "Skenderbeu" janë konfrontuar me policët, të cilët nuk i kanë lejuar t'i afrohen objektit të Qeverisë.
VIDEO:
{gallery}
VIDEO: