Partia Socialdemokrate (PSD) të enjten ka mbajtur aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet për të.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, pritet të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në.
