Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës pasi bojkotuan seancat që nga 14 shtatori.
Deputetët janë paraqitur në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend që po mbahet të enjten. Ata kanë qëndruar rreth pesë minuta në seancë.
Së fundi ishin paraqitur në seancën e parë të sesionit vjeshtor, për të mos i humbur mandatet. Me rregullore deputetët nëse nuk paraqiten për gjashtë muaj i humbin mandatet.