Arbëri

Kurti pret në aeroport kryeministrin irlandez

Kryeministri Albin Kurti ka pritur të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo është vizita e parë e Varadkarit në Kosovë.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Varadkar”, ka shkruar ai.

Kryeministri irlandez të enjten përveç Kurtit, do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.