Arbëri

SHBA-ja dërgon edhe një batalion në Kosovë

33 ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowas do të vendosen të premten në Kosovë në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s. Ata do të qëndrojnë në Kosovë për nëntë muaj, shkruan “Communitynewspapergroup”.

Misioni i tyre primar, sipas njoftimit, do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, furnizimi me karburant dhe mbështetja për SHBA-në, aleatët dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore”, thuhet tutje në njoftim.

Ceremonia e dërgimit të ushtarëve në Kosovë do të mbahet në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë në Aeroportin Waterloo të premten në mëngjes.

Që nga tensionet në fund të majit në veri, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it, e që pasoi me sulmin e armatosur paralimitar serb në Banjskë më 24 shtator, NATO-ja ka rritur gatishmërinë në vijën kufitare me Serbinë. Shtetet anëtarë kanë dërguar afro 1000 ushtarë shtesë që nga tensionet. Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e ushtarëve shtesë për vitin tjetër.

LEXO EDHE: