Tre muaj pas sulmit në Banjskë, Policia ka arritur të identifikojë 25 pjesëtarë të grupit paraushtarak serb, ndërkaq Inteligjenca ka identifikuar edhe 12 të tjerë. E, ditën e sulmit, tre nga terroristët u vranë, dy të tjerë u kapën, e i treti është arrestuar më vonë. Në mesin e terroristëve të identifikuar është edhe njeriu që besohet se shtypi butonin për ta aktivizuar minën e kurdisur në barrikadë, nga e cila u vra polici Afrim Bunjaku. Për pjesën më të madhe të tyre janë dhënë dëshmi nëpërmjet imazheve. Në vijim, informacione bazë për secilin nga serbët që dyshohet se morën pjesë në sulm
Maskat nuk u kanë kryer punë. Policia dhe Inteligjenca e Kosovës kanë arritur të identifikojnë 37 pjesëtarë të grupit paraushtarak serb, që dyshohet se të uniformuar e me armë të kalibrave të ndryshëm morën pjesë në sulmin në Banjskë.
Në mesin e të dyshuarve është edhe njeriu që besohet se shtypi butonin për ta aktivizuar minën e kurdisur në barrikadë, nga e cila u vra polici Afrim Bunjaku.
Të dhëna mbi identitetin e terroristëve që ndodhen të strehuar në Serbi i ka publikuar të shtunën ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Krahas 37 serbëve të dyshuar, në sulm morën pjesë edhe Igor Milenkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Stefan Nedeljkoviq, të cilët u vranë nga policia gjatë përballjes së armatosur më 24 shtator. Tre të tjerë ka arritur t’i kapë: Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin. Kësisoj, autoritetet kanë siguruar informata për 43 të dyshuar, si të përfshirë në sulm.
Tre muaj pas sulmit, Policia ka arritur të identifikojë 25 pjesëtarë të grupit paraushtarak serb, ndërkaq Inteligjenca ka identifikuar edhe 12 të tjerë.
Për pjesën më të madhe të tyre janë dhënë dëshmi, nëpërmjet imazheve. Shumë nga të përfshirët në sulm janë pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste.
Në vijim, informacione bazë për secilin nga 37 serbët që dyshohet se morën pjesë në sulmin në Banjskë:

Milan Radoiçiq – Ish-nënkryetar i Listës Serbe. Imazhet e siguruara nga xhirimet me dron dëshmuan prezencën e tij të uniformuar e të armatosur në manastirin e Banjskës. Ai pranoi publikisht se është organizatori i grupit që kreu sulmin. Edhe para sulmit ndodhej në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Është edhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vladimir Radivojeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Telefoni i tij është gjetur në vendin ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e xhirimeve me dron.

Ugljesha Jarediq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë që Kosova e ka shpallur terroriste. Ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës, përkatësisht shef i Njësisë së Reagimit të Shpejtë për Mitrovicën e Veriut. Në celularin e tij janë gjetur edhe foto në të cilat shihet i uniformuar dhe në shoqëri me anëtarë të tjerë të grupit gjatë rrugëtimit për në Banjskë. Ai ishte dorëhequr pak para se serbët t’i braktisnin institucionet.

Vlastimir Andriq – Pjesëtar i grupit paraushtarak. Pjesëmarrja në sulm është konfirmuar nga imazhet e xhiruara me dron. Është evidentuar edhe hyrja e tij në vendkalimin kufitar me Serbinë, pak orë para se të ndodhte sulmi.

Danilo Vasiq – Pjesëtar i grupit paraushtarak. Pjesëmarrja në sulm është konfirmuar nga imazhet e xhiruara me dron. Në vendin e krimit i janë gjetur dokumente identifikimi, të Kosovës dhe Serbisë.

Milorad Jevtiq - “Micko” – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Imazhet nga kamerat e sigurisë në pikëkalimin në Jarinjë dëshmojnë se ai ka hyrë në Kosovë me automjetin e gjetur në Banjskë, ku i është siguruar edhe karta e identitetit. Në fotografi shihet në shoqëri me anëtarë të tjerë të grupit.

Marjan Radojeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe një nga drejtuesit e “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. GPS-i i telefonit të tij ka treguar pjesëmarrjen edhe në stërvitjen e kryer në “Pasuljanski Livade” të Ushtrisë së Serbisë.

Aleksandar Milosavljeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. I janë kapur mjete identifikimi të lëshuara nga Kosova dhe Serbia.

Lazar Smigiq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Dokumentet që policia i ka kapur në vendin e krimit dëshmojnë për përfshirjen e tij në sulm.

Veljko Gjorgjeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Pas bastisjeve në shtëpinë e tij është zbuluar arsenal i madh armësh, përfshirë detonatorë të sofistikuar, eksplozivë e mina të përdorura në barrikadën e vendosur në Banjskë, për ta bërë të rrezikshme që policia t’i largojë kamionët.

Vladimir Vuçeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm.

Stefan Radojkoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Është identifikuar sipas “intervistës së dyshuar”.

Stefan Jovanoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Dokumentet e identitetit, të lëshuara nga Kosova e edhe nga Serbia, tregojnë se është i lindur në vitin 1994 dhe banor i Mitrovicës së Veriut.

Nemanja Stankoviq – Mungojnë të dhënat për të. Është identifikuar sipas “intervistës së dyshuar”.

Momqillo Trajkoviq – Mungojnë të dhënat për të. Është identifikuar sipas “intervistës së dyshuar”.

Sasha Periq – Mungojnë të dhënat për të. I janë publikuar dokumentet e identifikimit.

Zharko (Dragutin) Cvetkoviq – Mungojnë të dhënat për të. I është publikuar karta e identitetit, e lëshuar nga Serbia.

Krsto (Zoran) Damjanoviq – Mungojnë të dhënat për të. I është publikuar karta e identitetit, e lëshuar nga Serbia.

Stefan (Lubisha) Millosavljeviq – Është identifikuar sipas CCTV, në Banjskë. Pjesëmarrja e tij në grupin paraushtarak shihet edhe në imazhet e kapura me dron.

Marko (Dragan) Saviq – Ish-drejtor i “Rajnska Banjska”, kompleksit hotelier në Banjskë, që AKP-ja e ka kthyer në administrim këtë muaj. Dëshmi për përfshirje të tij në grupin paramilitar janë gjetur në celularin e tij, që është kapur në vendin e krimit. Në telefon janë parë fotografi të shkrepura gjatë udhëtimit me veturë për në Banjskë. Në veturë shihet me pjesëtarë të uniformuar të grupit, përfshirë “Mamin”. Fotografitë janë bërë më 23 shtator 2023, pak orë para sulmit.

Ivan (Zhivko) Miliq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Është identifikuar përmes telefonit të tij të gjetur në vendin e krimit. Në fotografi shihet brenda Manastirit në Banjskë, i uniformuar dhe me armë. Gjatë ekzaminimit të telefonit janë zbuluar edhe fotografia e edhe videoincizimi me të cilin dëshmohet prezenca e Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës, gjatë kohës së barrikadave pas arrestimit të të akuzuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq.

Danijel (Dejan) Gjukiq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar përmes telefonit të tij të gjetur në vendin e krimit. Është njëri nga dy vëllezërit të përshirë në sulm dhe në një fotografi shihet nën shoqërimin e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Dy vëllezërit Gjukiq kanë qenë të kërkuar në Kosovë për trafikim të narkotikëve.

Gjorgje (Radovan) Baloviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Mungojnë më shumë të dhëna, por i janë prezantuar dokumente identifikimi.

Milosh (Zmajko) Milenkoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Mungojnë më shumë të dhëna, por i janë prezantuar dokumente identifikimi të lëshuara nga Serbia.

Milosh (Predrag) Kragoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Ai ka vepruar në Mitrovicën e Veriut. Është identifikuar përmes telefonit të gjetur në vendin e krimit.

Aleksandar Jevremoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Radosh Gvozdiq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Nemanja Radivojeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Vladimir Spasojeviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Vladan Iliq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Dejan Nedelikoviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Ivan Miletiq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Zhivojin Sikimiq – Është identifikuar nga Inteligjenca.
Zharko Mojsiloviq – Është identifikuar nga Inteligjenca.
Marko Vukashinoviq – Është identifikuar nga Inteligjenca.
Filip Dimiq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.
Vuk Baloviq – Pjesëtar i “Mbrojtjes Civile”, organizatë të cilën Qeveria e ka shpallur terroriste. Është identifikuar nga Inteligjenca.