Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2024.
Në rend ditë është vetëm kjo pikë.
Seanca plenare do të nisë në orën 10:00.
Asnjë nga 64 amendamentet e deputetëve opozitarë në Komisionin për buxhet, nuk ka marrë përkrahjen nga pushteti për t’u futur në buxhetin e vitin e 2024.
Ato do të paraqiten edhe sot në seancën plenare. Përmes këtyre propozimeve është kërkuar kryesisht rritja e koeficientit të pagave, rritja e pensioneve, shtesa e sigurime shëndetësore për policë dhe rritje të pensioneve për veteranët