Arbëri

O’Brien takon Maqedoncin: SHBA-ja e mbështet FSK-në

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, është takuar të mërkurën me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

O’Brien ka thënë se FSK-ja vazhdon të ketë mbështetje, teksa e ka cilësuar atë profesionale dhe të ndërveprueshme nga NATO-ja.

Ai ka shtuar se në takim me Maqedoncin është riafirmuar partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës.

“Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës derisa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Sot u takuam me ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe riafirmuam partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar ai në platformën “X”.