Arbëri

Vendoset e pastaj hiqet flamuri palestinez në objektin e Grandit

Të dielën është shpalosur flamuri i Palestinës në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë, pak orë para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.

Përgjegjësinë për vendosjen e flamurit me mbishkrimin “Liri për Palestinën” e ka marrë Kolektivi pë Mendim dhe Veprim Feminist, që ka shkruar në rrjetin social X se vendosja “u bë si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez”. Por, flamuri nuk qëndroi gjatë i vendosur, e kjo u tha se ishte “tentativë heshtjeje nga shteti i Kosovës".

 

“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv e insiston në të drejtën e çdo populli për liri...Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se s’ka informacione mbi rastin.