Është gjetur trupi i pajetë edhe i një sulmuesi të dyshuar në veri.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi.
Ai ka thënë se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi.
Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.
Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë.