Arbëri

Kupchan: Sulmi në Kosovë ishte i organizuar, qëllimi është për më shumë dhunë

Është e qartë se sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan, thotë Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clintonit dhe Barack Obamas, në një intervistë për REL-in.

Sipas tij, aksioni në veriun e Kosovës ishte i organizuar mirë, derisa ka shtuar se në terren ka grupe qe duan dhunë.

“Duket se ky është një aksion i mirëorganizuar, prandaj është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t'u mundësojnë të bëjnë kështu”, beson Kupchan.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë se kush qëndron pas sulmuesve.

"Mund të jetë një grup i brendshëm me mbështetje nga jashtë, por jo domosdo nga qeveria. Qëllimi i tyre? Të nxisin telashe, më shumë dhunë, të rrisin tensionet për të bërë të paarritshëm bashkëpunimin e palëve të përfshira për të arritur paqen e qëndrueshme ”, theksoi ai.

I pyetur se kush mund të qëndrojë pas sulmit, Kupchan është shprehur se mund të jetë organizim i brendshëm me mbështetje nga jashtë.

“Nuk do të doja të rrezikoja me supozime për sulmuesit. Mund të jetë një grup i brendshëm me mbështetje nga jashtë, por jo domosdoshmërisht nga qeveria. Qëllimi i tyre? Nxitja e telasheve, dhunës më të madhe, ngritja e tensioneve për ta bërë të paarritshëm bashkëpunimin mes palëve të përfshira në arritjen e paqes së qëndrueshme”, ka shtuar ish-drejtor i çështjeve evropiane.

Sipas atij, veprimet e kryeministrit Albin Kurti ishin provokues dhe “rritën temperaturën”.

“Ky shpërthim i ri i dhunës është dëshpërues, por jo shumë befasues. Kohëve të fundit, tensionet janë duke u rritur. Mendoj se ka zhgënjim të të gjithë aktorëve. Në njërën anë, ka një udhërrëfyes serioz - me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian - që do të duhej ta çonte Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit [të marrëdhënieve]. Në të njëjtën kohë, asnjëra palë nuk tregon gatishmëri, guxim të mjaftueshëm për të ecur përpara dhe për ta zbatuar atë udhërrëfyes. Mendoj se kryeministri Kurti, muajve të fundit, ka ndërmarrë hapa që kanë qenë provokues dhe kanë rritur temperaturën - duke filluar me përpjekjet për t’i detyruar serbët e Kosovës që të marrin karta të reja identiteti dhe targa. Pastaj, vendimi për instalimin e kryetarëve të komunave në veri, të zgjedhur në zgjedhje që u bojkotuan nga komuniteti serb”, ka shtuar ai.