Arbëri

Sindikata e Policisë dënon sulmet në veri, thotë se po vepron sipas ligjit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmet në fshatin Banjskë në Zveçan në mëngjesin e të dielës, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos zyrtari policor Alban Rashiti.

“Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë. Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.