Arbëri

Haxhiu e Murati flasin pas rrahjes me deputetët e PDK-së

Pas rrahjes në mes të ministrave e deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë beson që “veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë”.

Ajo nuk ka dashur që të komentojë tutje rrahjen në të cilën ka qenë edhe vet e përfshirë.

“Besoj që veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë, prandaj edhe ato mjaftojnë”, ka thënë Haxhiu.

Njësoj nuk ka komentuar as ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Po besoj i keni parë të gjitha, keni qenë aty”, është shprehur Murati, duke u larguar.